HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari dhe Teuta fitojne ne shtepi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Nentor 2012 09:03   pdfShtypEmail

flamurtari-teutaFlamurtari-Kukesi 2-0

Kukësi ka regjistruar humbjen e parë në këtë sezon. Ekipi i Flamurtarit ka mundur ekipin debutues në Superligë me rezultatin e pastër 2-0. Në Vlorë është luajtur një futboll i hapur, me sulme e kundërsulme nga të dyja palët. Flamurtari e ka nisur në sulm, duke tentuar ta gjejë golin sa më parë të jetë e mundur, ndërsa kuksianët vendosen tepër të kujdesshëm në prapavijë. Bratic në minutën e 11 dhe Memelli nga pika e bardhë e penalltisë kanë qenë shënuesit e kësaj fitoreje. Hair Zeqiri ka qene nder me te miret e ndeshjes pasi cdo top kalonte nga kembet e tij drejt sulmit. Brahja dhe Malakarne, së bashku me Hallacin dhe Peqinin duhet të përveshin mirë mëngët, për ta mbajtur portën e tyre larg shënjestrës vlonjate. Drithëruese minuta e 32-të për vendësit. Pas një goditjeje nga këndi, topi shkon te koka e Brahjes, që godet fort, në zhytje e sipër, por paksa mbi traun e portës vendëse. Kukësi i afrohet ndjeshëm barazimit. Laciani i debutuesve në Superiore spikat në dyluftimin personal e të përhershëm që ka me Memellin, duke e neutralizuar këtë të fundit, por ndëshkohet edhe me karton të verdhë në pjesën e parë.

Pjesa e dyte fillon po me vendasit ne sulme. Nuk vonon shumë dhe shpresat e kuksianëve për ndonjë barazim veniten ndjeshëm. Pikërisht në minutën e 57-të, Lena rrëmben një top dhe vërshon drejt portës kuksiane. Në këtë tentativë pengohet në mënyrë të parregullt nga Brahja, që merr kartonin e dytë të verdhë si futbollisti i fundit, direkt edhe të kuqin (pasi e kishte njjë të tillë), duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Ka edhe penallti për vlonjatët, njëkohësisht, teksa Memelli vihet përballë Halilajt, duke shënuar golin e tetë personal në këtë kampionat.

Golat: Bratiç 11′, Memelli 58′ (11-m)
Flamurtari: Koliçi, Arbri, Veliu, Rajoviç, Mici, Kuqi, Lena (Pezo 77′), Zeqiri, Bratiç (Telushi 84′), Muzaka, Memelli (Idrizaj 90′)

Trajner: H.Rubio

Kukesi: Halilaj, Peqini, Brahja, Malakarne, Hallaçi, Allmuça, Musolli (Malindi 74′), Biskup, Hoxha, Progni, Popoviç (Alikaj 87′)

Trajner: A.Cungu

Kartone te verdhe: Mici 57′, Lena 62′/ Biskup 26′, Brahja 41′, 57′, Peqini 71′, Allmuça 78′

Karton i kuq: Brahja 57′

Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, A.Mahmuti

Delegat: Millan Baçi (Tiranë)

Vezhgues: Hiqmet Kuka (Tiranë)


Teuta-Bylisi 3-0

Teuta ka bërë detyrën në shtëpinë e saj duke mundur bindshëm ekipin e Bylisit 3-0. Në minutën e 6-të, Xhafaj godet fort nga distanca, pret për momentin portier Haxho, por më pas i shpëton topi nga duart. Ndërhyn aty pranë Sakaj, që e godet sërish drejt portës ballshiote. Fillimisht përfundon në shtyllë e prej andej në rrjetë. 1-0. Zhbllokohet rezultati i ndeshjes. Duhet thënë se te durrsakët bie në sy mungesa e kapitenit Sheta, i pezulluar për arsye kartonësh, ndërsa te ballshiotët mungon portieri Frashëri, i ndëshkuar nga trajneri Canaj dhe presidenti Kapllani në momentet e fundit për thyerje disiplinore të rregullores së brendshme të klubit.

Ne pjesen e dyte trajneri Agim Canaj e shtyne ekipin me shume drejt sulmit, por ballshiotet nuk kane mundur te gjejne golin e barazimit. Ne minuten e 86’ shkodrani Nika do te shenoj golin e dyte dhe te qetesise per djemt e detit. Vetem nje minute me vone do te jete Daniel Xhafa qe do te shenoje dhe golin e trete per Teuten duke sigluar keshtu nje fitore te paster. Pas ketij tre pikeshi Teuta është tashmë në vendin e dytë të renditjes, në kuotën e 20 pikëve, një më pak se Skënderbeu kryesues, i cili do ta luajë të dielën ballafaqimin e vet të javës së 11-të në Krujë. Durrsakët parakalojnë kësisoji kuksianët, me dy pikë më shumë se verilindorët e Cungut, që pësuan humbjen e parë në kampionat këtë të shtunë, pikërisht në Vlorë.

Golat: Sakaj 6′, Nika 86′, Xhafaj 87′

Teuta: Rizvani, Sakaj, Jakupi, Memini, Da Silva (Hoxha 80′), Tahiri, Veliaj, Mancaku, (Hyshmeri 58′) Eminhazeri (Delliallisi 46′), Nika, Xhafaj

Trajner: Gentian Begeja

Bylisi: Haxho, Da Silva, Ristevski (Xhejms 90′), Idrizaj (Gega 82′), Kelmendi, Teqja, Arifaj, Izuçuku, Meto, Bakiasi, Arbri (F.Xhafaj 64′)

Trajner: Agim Canaj

Kartone te verdhe: Jakupi 39′

Vezhgues: Dhori Prifti

Delegat: Uvil Zajmi

Gjyqtaret: Bardhyl Pashaj/ Redi Avdo dhe Ergin Doda

busy
komente