Kategoria Superiore/ Fiton Bylis, Kukësi i pamposhtur | ||||
|
Janë mbyllur me fitoren e Bylisit përballë Luftëtarit dhe barazimin e Kukësit në Peqin, dy ndeshjet e para të javës së shtatë të Superligës, që u luajtën sot në orën 14:00. Mallakastriotët ishin favoritë përballë Luftëtarit, prej faktorit fushë, por edhe sepse paraqiteshin në këtë sfidë më të qetë në aspektin psikologjik. Dhe kjo u konfirmua me fitoren 2-0. Skuadra e Agim Canajt e ka dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen, duke zhbllokuar fillimisht shifrat me Izoçukun në minutën e 43-të të takimit. Agim Meto dyfishoi rezultatin për ballshiotët sapo ka nisur fraksioni i dytë i lojës, ndërsa Luftëtari nuk ka pasur forcën e duhur dhe qartësinë në aksione për të reaguar. Skuadrat e mbyllën takimin me nga 9 lojtarë, pas tre kartonëve të kuq të dhënë në sekondat shtesë të lojës, për shkak të një sherri të evitueshëm që shpërtheu në fushë. Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në kuotën e 8 pikëve, aq sa kanë edhe Laçi e Kastrioti dhe lë mbrapa pikërisht Luftëtarin. Ndërkohë, Kukësi vazhdon të mbetet i pathyer në këtë sezon. Debutuesit historikë në kampionatin elitar në vend barazuan 1-1 në fushën e Shkumbinit dhe nuk njohin humbje në 7 ndeshje të luajtura, ndërsa ky është barazimi i pestë sezonal. Progni kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 6-të, ndërsa për peqinasit barazoi Mustafaj në të 76-ën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3776 |