HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Borxhi e largon ekipin bardheblu nga “Qemal Stafa”
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Shtator 2012 06:41   pdfShtypEmail

qemal_stafa_thumbBardheblutë nuk kanë mbetur të kënaqur, por kanë ecur sipas shprehjes “kur nuk ke pulën, do hash sorrën”. Kjo sepse, Tirana nuk do të luajë dot në “Qemal Stafa”, por në “Selman Stërmasi” dhe bëhet fjalë për ndeshjen e nesërme ndaj Besës në javën e 6-të të Superligës dhe për takimin e kthimit ndaj Partizanit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Administratori bardheblu, Salih Tagani, deklaroi nëpërmjet linjës telefonike se bisedimet me drejtuesit e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dështuan, ndonëse bardheblutë shkuan pikërisht sot për të paguar paratë për dy ndeshjet e radhës dhe bëhet fjalë për 7 milionë lekë të vjetra.

Tagani u shpreh tepër i mërzitur dhe i habitur pasi deklaroi se klubi po bashkëpunonte me stadiumin kombëtar dhe kishte shlyer një pjesë të madhe të borxhit. “Kanë mbetur 14 milionë lekë të vjetra, të vitit 2010, por borxhi ka qenë shumë më i madh, veçse ne kemi paguar pjesë-pjesë, - sqaroi ai, - ndërsa sot na vunë kusht se duhet të paguajmë tërësisht paratë brenda 5 ditëve. Kështu nuk bëhet”.
Administratori shtoi se klubi kishte dashur të luante në kushte më të mira për të ndihmuar skuadrën, por për fat Tirana e ka edhe një fushë tjetër ku do të luajë.

Ndaj Besës, përballja do të jetë nesër në orën 14:00 në “Selman Stërmasi” dhe besohet po ky orar do të jetë mesjavën e ardhshme për ndeshjen ndaj Partizanit.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit