HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari/ Spanjolli premton të bëjë maksimumin për të fituar titullin kampion
nga AlbaniaSoccer   E premte, 31 Gusht 2012 20:21   pdfShtypEmail
rubio_sanchezHulian Rubio Sançez nuk është më bardheblu. Jo më “tironas”, por tashmë “vlonjat”. Trajneri spanjoll është prezantuar si drejtuesi i ri i Flamurtarit, një ekipi pretendent që kishte trajner deri para një jave Shkëlqim Muçën. Rubio Sançez flet për këtë zhvillim të shpejtë.

“Isha tek Tirana, por rrethanat e sollën që e prishëm marrëveshjen. Kur isha gati për t’u kthyer në Spanjë, më doli kjo mundësi dhe meqë preferoj të punoj dhe jo të pushoj, arritëm një marrëveshje të shpejtë. Nuk ka rëndësi që kemi shumë lojtarë dhe madje të mirë. Jam i sigurt se ky do të jetë një ekip model, për stërvitjen dhe sjelljen. Nuk i harroj miqtë, tek Tirana kalova mirë, por jam profesionist dhe tani i përkas Flamurtarit”.

Spanjolli fitoi 3 trofe me Tiranën, është një fitues, por nuk dëshiron të bëjë premtime që mund të mos mbahen.

“Askush nuk mund të thotë me bindje dhe garanci që do të fitojë kampionatin. Kjo do të ishte diçka e papërgjegjshme. Por, nëse do të them se do të bëj maksimumin për të fituar kampionatin, atëherë po them të vërtetën. Mua më pëlqen të them të vërtetën”.

Një koincidencë e bukur për trajnerin iberik do të jenë dy miqësoret me skuadrat e mëdha spanjolle, Sevilja dhe Barcelona.

“Nuk e di se kur do të luhet me Barcelonën, ndërsa me Seviljen do të jetë tani shpejt. Sevilja është ekipi im i zemrës. Shumë më tepër sesa Barcelona apo Reali i Madridit. Nuk e kam harruar periudhën atje, as tifozët nuk më kanë harruar. Do të jetë një takim mes miqsh”.

Debutimi i Hulian Rubio Sançezit mund të ndodhë që sonte në mbrëmje, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës që Flamurtari do ta ketë në shtëpi ndaj Laçit.

busy
komente