HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
“Telenovela” e Driton Krasniqit Perfundon ne Kavaje
nga AlbaniaSoccer   E martë, 24 Nentor 2009 14:18   pdfShtypEmail

besa_logo“Telenovela” në mes të sulmuesit Driton Krasniqi dhe skuadrës së KEK-ut është drejt përfundimit. Në fakt, sulmuesi Driton Krasniqi ka bërë të ditur se nuk është i pezulluar nga skuadra e KEK-ut e as nuk është vënë në listën e transferimeve, por sipas tij, kontrata me skuadrën e KEK-ut është ende e vlefshme.

“Unë nuk jam i pezulluar nga skuadra e KEK-ut e as nuk jam në listën e transferimve. Kontrata ime me këtë skuadër është njëvjeçare, me mundësi shkëputje pas gjashtë muajsh. Tani me duhet të bisedoj me kryetarin e klubit dhe të shoh se ku do të luaj në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi, i cili së bashku me Erdin Hashanin kanë pasur telashe me skuadrën e KEK-ut që nga takimi kundër Vëllaznimit, ku janë “skuqur” nga gjyqtari Përparim Osmani.

Sulmuesi Driton Krasniqi ka qenë ndër shtyllat kryesore në skuadrën nga Kastrioti, por, sipas sulmuesit, në pranverë gjasat janë të mëdha që ta djersitë një fanellë të ndonjë skuadre jashtë Kosovës.

“Unë kam luajtur katër vjet në Shqipëri dhe jam në kontakt me tri skuadra nga ky vend. Me gjasë në pranverë do ta djersiti fanellën e Besës, pasi kjo është një skuadër e veçantë për mua. Tani jam në Shqipëri për ta shikuar mundësinë e angazhimit në këtë skuadër”, ka shtuar ai.

Sulmuesi Driton Krasniqi që nga koha sa është pjesë e KEK-ut ka arritur të shënojë katër gola për këtë skuadër.


Veton Zymberi

 


busy
komente