HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Trajneri spanjoll largohet zyrtarisht nga bardheblutë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Gusht 2012 22:19   pdfShtypEmail
rubio_sanchezTirana mbetet pa trajner. Rrugët e Hulian Rubio Sançez dhe klubit bardheblu janë ndarë zyrtarisht. Pas drekës së planifikuar me drejtuesit e klubit, tekniku spanjoll nuk ka pranuar kushtet e vendosura në kontratë dhe në këtë mënyrë largohet nga kryeqytetasit.

Largimi i Rubios nga Tirana nuk ishte i papritur, mbi të gjitha prej zvarritjes së çështjes së rinovimit të kontratës së teknikut, ku palët nuk arritën që gjenin akordin për klauzolën sipas të cilës klubi mund ti mbante trajnerit 20 për qind të rrogës, nëse skuadra nuk do të fitonte kampionatin.


60-vjeçari nuk do të jetë më në krye të skuadrës, ndërsa gjatë pasdites së të martës ai ia ka komunikuar vendimin skuadrës dhe është përshëndetur me të gjithë futbollistët.


Hulian Rubio mori drejtimin e Tiranës më 21 qershor të vitit 2011 dhe në harkun e 14 muajve ai arriti të fitonte tre trofe me skuadrën, dy Superkupa dhe një Kupë të Shqipërisë. Tashmë bardheblutë do të kërkojnë një trajner të ri, ku synimi është pista e drejtuesi të stolit nga jashtë vendit.


Në anën tjetër, përsa i takon Hulian Rubios, aventura e tij në Superligën shqiptare mund të vazhdojë të Flamurtari, me klubin vlonjat që kërkon ti besojë stolin, për të realizuar objektivin e fitimit të titullit kampion.

busy
komente