Bylis/ “Thyhet” rregullorja, ekipi me 19 të huaj | ||||
|
Sipas rregullave të vendosura një muaj më parë në FSHF, mes drejtuesve të klubeve dhe Komisionit të Disiplinës, u ra dakord që ekipet të kishin në fushë më pak se 5-futbollistë të huaj në ndeshje zyrtare, pasi në të kundërt do ta humbasin takimin në tavolinë. Megjithatë, shumë nga skuadrat e kampionatit tonë po mundohen të eliminojnë një fenomen të tillë, duke u dhënë dorën lojtarëve vendas. Po të shohësh merkaton, të pakta janë skuadrat që kanë afruar lojtarë të huaj. I vetmi ekip që deri më sot ka “thyer” rregulloren, është Bylisi. Një ditë më parë, në Ballsh kanë zbarkuar 10-futbollistë nigerianë, të cilët u janë shtuar nente të tjerëve që ishin akomoduar në janar. Drejtuesit e Bylisit, 8-muaj më parë, afruan 6-nigerianë, ndërsa tre të tjerë ishin nga kombe të ndryshme. Kështu ballshiotëve këtë herë u duhet të “hapin krahun”, ose të zbatojnë rregulloren. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3397 |