HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Rubio ? Vendos kryetar Basha !
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Gusht 2012 06:32   pdfShtypEmail

rubio_sanchezNjë përgjigje pritet nga kreu më i lartë i institucionit për fatin e trajnerit të skuadrës së futbollit. Bordi drejtues i klubit të Tiranës nuk di ç’të bëjë me spanjollin Hulian Rubio Sançez, ndërsa një ngërç ndodhet mes dy palëve dhe nuk lejon nënshkrimin e kontratës 2-vjeçare.
Problemi më i madh duket se është refuzimi i Rubio Sançezit për të pranuar një kusht të vënë nga klubi: Fito titullin kampion që të fitosh shpërblimin financiar të plotë që kërkon. Spanjolli nuk ka ngurruar të hedhë dyshime për nivelin e pastërtisë në kampionatin shqiptar, gjë që mund të minojë punën e tij.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa Tirana po përgatitet për finalen e Superkupës ndaj Skënderbeut që do ta luajë nesër në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Diçka mund të merret vesh nga konferenca e shtypit që vetë trajneri do të mbajë sot në orën 17:30, por ekziston mundësia që Rubio të përqëndrohet vetëm tek Superkupa dhe të anashkalojë çështjen e kontratës.
Ndërkaq pritet ç’do të thotë kryebashkiaku Basha, por kjo varet edhe nga ajo që do t’i kërkojë atij bordi drejtues i klubit të futbollit.


busy
komente