Merkato/ Muzaka nje kontrate “fantazme” me Levadhiakosin per te rritur pazarin ? | ||||
|
Një ndër futbollistët më të talentuar të kampionatit shqiptar të futbollit, Gjergj Muzaka, pjesë e kampionëve të dy sezoneve të fundit në Superiore, është në mëdyshje për të ardhmen e karrierës së tij. Skënderbeu vazhdon të këmbëngulë për rinovimin e kontratës me të, por Muzaka është kërkuar nga ekipet e Tiranës dhe Flamurtarit. Ndërkohë që një alternativë tjetër, e cila ka fituar shumë terren ditët e fundit, është klubi i Levadhikosit në Greqi. Madje të shumtë janë zërat se ish-futbollisti i korçarëve ka zgjedhur Greqinë. Thuhet gjithashtu se ka firmosur edhe një kontratë dyvjeçare me skuadrën greke dhe do të fitojë 100 mijë euro në sezon, por për momentin mungon zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Kjo mëdyshje mban me shpresë ende klubet shqiptare te cilat vazhdojn te rrisin oferten e tyre cdo dite ne drejtim te tij. Më favoriti përflitet të jetë Flamurtari i drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muça qe ka ofruar e shumen me te madhe. Mbetet per tu pare nese Muzaka po luan bllofin me kontraten greke jo te zyrtarizuar. Nese do te luaj ne shqiperi ai do te perfitoj nje shume te madhe parash fal dhe kontrates “Fantazme”, me greket e Levadhiakosit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3470 |