Miqesore/ Bater Plovdiv – Teuta 3-0 | ||||
|
Durrsakët janë mundur 3-0, ndërkohë që skuadra bullgare e ka dominuar ndeshjen. Këtë herë kundërshtar i tyre ka qenë skuadra bullgare e Botev Plovdivit, e sapo ngjitur në superiore. Trajneri Hasan Lika, ka aktivizuar lojtarët që kanë patur gjendjen më të mirë, ndërkohë që më së shumti ky test i ka shërbyer për të konsoliduar formacionin në prag të sezonit të ri që starton më 25 gusht. Vendasit kaluan shume shpejt ne avantazh qe ne minuten e 6-te, duke prishur ekuilibrat ne fushen e lojes. Teuta po mundohej te reagonte kur në të 24-tën pëson golin e dyte nga nje autogol i Shetës. Duke parë situatën, Lika kërkoi nga lojtarët të përqendrohen dhe të sulmojnë, por mori përgjigje negative nga të besuarit e tij, pasi nga një aksion pa pretendime erdhi dhe goli i tretë dhe i “nokautit”. Pjesa e dytë nuk solli asnje ndryshim ne rezultat, por dhe ne loje. Bullgaret ishin me superior serish dhe ne kete pjese, por duhet theksuar qe ndryshe nga pjesa e pare durrsaket e vizituan me shpesh porten mike. Teuta: Hoxha, Sheta, Sakaj, Jakupi, Da Silva, Nika, Deliallisi, Hoxha, Tairi, Dosti, Eminhazeri U aktivizuan: Veliaj, Hyshmeri, Memini, Marku, Çyrbja, Çaushaj, Pajaziti, Petro, Hoxha, Mancaku Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3071 |