Skenderbeu/ Agim Zeqo : I riktheva Korces krenarine dhe gjallerine e munguar | ||||
|
“Të dashur miq të mediave! Më lejoni t’ju informoj që sot, pas një periudhe prej dy vjet e gjysmë në krye të ekipit të futbollit të Skënderbeut, për arsye të angazhimeve të mia në biznes, kam vendosur të largohem nga ky post. Jam munduar gjatë kësaj periudhe të jap maksimumin tim për ecurinë e këtij ekipi si në aktivitetet kombëtare dhe në ato ndërkombëtare. I falënderoj të gjithë ata që më mbështetën financiarisht në këtë aventurë të bukur dhe me shumë adrenalinë. Besoj që me rezultatet që arriti Skënderbeu në këto dy vjet, e justifikoi investimin dhe i ktheu qytetit tim të lindjes krenarinë dhe i dha atij qyteti mrekullueshëm gjallërinë e duhur. Falënderoj pa masë tifozët e Skënderbeut ose “Ujqërit e dëborës” të cilët më kanë mbeshtetur jashtëzakonisht shumë. Pa ata do të kishte qenë shumë e vështirë arritja e rezultateve. Falënderoj stafin teknik që ka drejtuar ekipin në këto vite të drejtimit tim. Falënderoj pa masë dhe aktorët e fushës. Shpresoj që performca e treguar nga Skënderbeu në këto dy vjet të ketë influencuar sadopak në cilësinë e futbollit në përgjithësi. Falënderim i vecantë për familjen time, që më ka mbështetur jashtëzakonsisht shumë në këtë anganzhim timin dhe në fund më lejoni t’ju falënderoj ju, aktorët e medias, për hapësiren kohore dhe faqet e gazetave që i rezevuat Skënderbeut. Besoj që Skënderbeu do të vazhdojë të japë kontribut maksimal në këtë lojë kaq të bukur edhe në të ardhmen. Dëshiroj dhe uroj të jete përsëri në majën e futbollit shqiptar", faleminderit sinqerisht Agim Zeqo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4322 |