Europa League/ Trajneri Rubio Sançez dhe kapiteni Ilion Lika nuk e kanë humbur besimin | ||||
|
Një ekip që duhet të shënojë, një ekip që duhet të besojë dhe që ka shanse kualifikimi. Kështu i duket Tirana, trajnerit të saj Hulian Rubio Sançez, tani në prag të ndeshjes së kthimit me norvegjezët e Alesundit, jashtë fushe. Barazimi 1-1 në Tiranë i ka vështirësuar gjërat në turin e dytë të Ligës së Europës, veçse shpresa mbetet. Spanjolli nuk zbulon gjë për taktikën, ndërsa hyn në dyluftim me mediat. “Shanset për të shënuar gol mund të mos jenë të shumta, por duhet shënuar, sepse me këtë rezultat jemi të eleminuar për momentin. Natyrisht që besoj tek skuadra. Si mund të bëj ndryshe? Po të mos besoja më mirë të rrinim në shtëpi. Tjetër gjë se çfarë mund të ndodhë në fushë. Me sa sulmues do të luajmë? Me 7. Më thoni me sa sulmues luajnë në botë? Ka skuadra që nuk kanë sulmues fare. Kampionia e Europës nuk ka sulmues në formacion. Sa për mesfushën, nuk jam dakord që nuk luajti mirë në ndeshjen e parë. E kam parë ndeshjen sërish dhe mendoj se ka luajtur shumë mirë, duke qenë superiore ndaj kundërshtarit”, tha ai. Portieri dhe kapiteni Ilion Lika përmbledh atë që e pret Tiranën në vetëm disa fjalë. Edhe ai ka shpresa. Herën e fundit në Norvegji, ndaj Stabekut, Tirana u mund 0-4 pasi pati barazuar po 1-1 në “Qemal Stafa”. Veçse, bëhet fjalë për një tjetër situatë, ose të paktën kështu besohet. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3275 |