HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shkelqim Muca: Nuk jemi “Vrases” te kampionatit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 17 Nentor 2009 04:20   pdfShtypEmail

shkelqim_muca_trajner_dinamosTrajneri Dinamos Shkelqim Muca i ftuar ne emisionin “ZIP” ka folur per ecurine e skuadres se tij deri ne keto momente si dhe per kanidaturen e Rudi Vates per presidencen e FSHF-se si dhe per presidentin aktual Armando Duka.

“Fitoria jone ne Kavaje ishte e merituar. Skuadra e Beses kishte mundesite e saj jo vetem per te barazuar rezultatin, por dhe per ta kthyer ate ne favorin e tyre. Pretendimet e tyre ne lidhje me arbitrin Sokol Jareci per mendimin tim nuk qendrojne. Ai i dha atyre nje penallti te paqene ashtu sic nuk i dha nje penallti ne favor te Beses ne fund te ndeshjes qe per mendimin tim ishte e tille. Po te shikosh gjithe lojen ne hapesiren e saj prej 90-te minutave arbitrimi ishte korrekt dhe nuk ndikoi ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes”.

“Kete jave kemi nje ndeshje me nje kundershtar qe meriton respekte per ate qe ka treguar deri ne kete faze te kampionatit. Pavaresish largimit te trajnerit Apolonia do te vije ne Tirane, per te na marre pike. Ne vlersojme cdo ndeshje dhe cdo kundershtar pasi fitoria ka te njeten vlere pikesh si me Apolonine dhe me Lacin. Kalendari i fillimit te fazes se dyte po ta shikosh ne leter favorizon Dinamon dhe eshte kunder Beses dhe Tiranes. Kampionet ne fuqi te vendit kane tre ndeshje rreshte ne trasferte, kurse Besa dy dhe e kunderta eshte me ne qe kemi tre ndeshje ne fushen tone”.

“Me distancen e krijuar prej 8-te pikesh nga vendi i dyte qe mbahet nga Besa mund te na quajne dhe si “Vrases” te kampionatit per kete shkeputje te madhe, por sipas meje kjo nuk eshte e vertet pasi disa hapa fals nga ana jone dhe skuadrat qe na ndjekin na barazojne ose dhe na kalojne ne klasifikim. Futbolli prandaj eshte i bukur sepse dhuron gjithmone te papritura te kendeshme per disa dhe te pakendeshme per disa te tjere”.

“Skuadrat qe do rivalizojne me ne deri ne fund te kampionatit per mua do jene Besa dhe Tirana. Kampjonet ne fuqi te vendit kane mentalitetin fitues dhe kjo eshte nje plus i madhe per to, pasi shume skuadra ne Superlige nuk e kane, kurse Besa ka nje ekip te mire dhe u be i disati vit qe ruan te njetin pozicion ne kampionat dhe kjo ka bere qe ate te fitojne me shume siguri dhe besim ne vetvete”.

“Drejtuesit e klubit mendojne gjithmone per perforcimin e skuadres. Ata kane njerzit e tyre te besuar ne vendet dhe nga ku marrin lojtare. Perforcimet ata nuk i duan vetem per kampionatin Shqiptare, por mendojne dhe per nje paraqitje sa me te mire ne kupat e Europes ku dhe kerkohet cilesi per te shkuar sa me lart”.

“Te menaxhosh nje grup si Dinamo nuk eshte e lehte pasi njezete lojtare qe jane ne perberje te skuadres te gjithe e meritojne te luajne dhe te gjithe kerkojne ta fillojne lojen nga minuta e pare. Une mundohem ti mbaje te bashkuar pasi fryma e grupit eshte mire per te tere dhe eshte produktative dhe kete deri me tani e kemi arritur deri diku. C’do lojtar merr ate qe tregon ne stervitje”.

“Rudi Vata ka qene kapiten i skuadres tone kombetare dhe si c’do kush tjeter ka te drejte te jete kanidat per presidentin e FSHF-se. Mendoj se ai s’do te jete i vetmi do te kete dhe te tjere. Duhen pare idete dhe planet qe ka dhe pastaj mund te flase. Mund te them qe kete vit njerzit qe jane ne drejtimin e FSHF-se tani nuk kane punuar keq”.

“Futbolli eshte shume i varfer dhe i prapambetur ketu tek ne, kjo per arsye te infrastruktures te dobet qe kemi dhe per mos bashkepunimin FSHF – Shtet. Nje bashkepunim i tille do te ishte shume i frytshem per futbollin pasi shteti do te ndihmonte ne ngritjen e infratruktures moderne e cila ne nje fare menyre do te ndikonte dhe ne rritjen e cilesise se futbollit. Duke pasur stadiume komode numri i njerezeve prezente ne to do te rritej dhe normalisht nje ndeshje qe luhet me shume sportedashes ka dhe me shume ritem dhe gjalleri”.

Klevis Bejkolli


busy
komente