HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League/ Skenderbeu-Debrecen 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 18 Korrik 2012 13:59   pdfShtypEmail
skenderbeu_goolQuajeni skuadrën më të mirë shqiptare. Quajeni ekipin e ëndrrave. Skënderbeu i meriton të gjitha dhe këtë e bën në fushën e lojës, pikërisht në një prej ndeshjeve më të vështira dhe pakkush kishte besim te një rezultat pozitiv. Korçarët kanë fituar 1-0 përballë Debreçenit, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Chmapions League.
Një rezultat që duke krahasuar emrat e dy skuadrave dhe historinë e tyre në aktivitetet ndërkombëtare mund të cilësohet surprizë. Por, jo për atë që u shfaq në fushën e stadiumit “Skënderbeu”. Skuadra e drejtuar nga Stanislav Levi e ka dominuar takimin nga minuta e parë e deri në fund.
Ashtu si askush nuk ishte mësuar më parë, mbi të gjitha në kupat e Europës, kampionët e Shqipërisë kanë kontrolluar takimin, e madje mund të kishin fituar me shifra edhe më të thella. Statistikat flasin shumë rreth këtij fakti: 9 tentativa të pastra për gol të korçarëve dhe asnjë nga Debreçeni.
Traversa e goditur nga Plaku në minutën e 33-të duhej të shte goli që zhbllokonte shifrat. Jo vetëm sepse bardhekuqtë e meritonin, por mbi të gjitha prej ekzekutimit të shkëlqyer të sulmuesit.
Në fillimin e pjesës së dytë iluzioni i golit u krijua nga tentativa e Allmuçës, me topin që preku vetëm rrjetën e jashtme, megjithatë avantazhi nuk vonoi. Në të 65-tën, Sebino Plaku shfrytëzon një harkim të bukur nga e majta, dhe finalizon me një ekzekutim të shkëlqyer, duke i marrë kohën mbrojtësit dhe me klas mposht portierin Novakoviç.
Skënderbeu mund të kishte shënuar edhe golin e dytë në të 70-ën, por Xhafaj nuk godet me forcën e duhur. Gjithsesi, në fund korçarët i gëzohen fitores 1-0 dhe i kanë të gjitha të drejtat të festojnë. Me një paraqitje të tillë edhe në ndeshjen e kthimit në Hungari më 24 korrik, ëndrra e Skënderbeut për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League mund të bëhet lehtësisht realitet.

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit