Europa League/ Metalurgi Rustavi-Teuta 6-1 | ||||
|
Askush nuk priste mrekulli, por të paktën një parqaqitje dinjitoze. Megjithatë, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë të Europa League në Durrës, Teuta është shkatërruar me shifrat e thella 6-1 në Gjeorgji përballë Metalurg Rustavit. Në këtë mënyrë, durrsakët largohen me turp nga kupat e Europës, ku mungonin prej pesë vjetësh. Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka qenë e pafuqishme për të marrë një rezultat pozitiv, ose të paktën të evitonte një humbje kaq të rëndë. Për Metalurg Rustavin gjithçka ka qenë shumë e thjeshtë, madje që prej pushimit ndërmjet pjesëve, nënkampionët e Gjeorgjisë kryesonin bindshëm 3-0, pas dygolëshit të Tekturmanidze në minutat 14 e 19 dhe rrjetës së Tatanashvilit në të 34-tën. Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në portën e mbrojtur nga Rizvani, ndërsa rrjeta e Deliallisit në minutën e 65-të nuk shërbeu as si gol nderi, por ishte thjesht për statistikë. Në këtë mënyrë Teuta i jep lamtumirën Ligës së Europës pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 9-1. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3321 |