HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superliga ndryshon sërish “look”
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Qershor 2012 13:36   pdfShtypEmail

kategori_superiore_11-12Ne sezonin 2013-2014 Superliga Shqiptare e futbollit do te ketë 12 skuadra. Pas gati 20-dite debatesh Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare ka marre vendimin për reduktimin e ekipeve nga 14 ne 12 skuadra dhe jo 10 siç kishin paraqitur kërkesën disa klube.

Kampionati i vitit 2013 do te jete me tre faza nga superliga do te largohen kater skuadra ndërsa do te afrohen dy te tilla nga Kategoria e Pare e futbollit. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv ka vendosur qe një vit me vone ne sezonin 2014-2015 Superliga te jete me 10-skuadra dhe kater faza, por akoma nuk është vendosur se sa ekipe do te largohen dhe sa do te afrohen.

Debati për reduktimin e Superliges kishte nisur ne 4-Qershor kur klubet elitare kishin bere një kërkese te tille me argumentin se kjo gjë rrit nivelin e kampionatit dhe shton te ardhurat për klubet sidomos nga e drejta televizive. Ndërsa për klubet kundër federata kishte dështuar njëherë me eksperimente te tilla.

Pas 5-sezonesh skema e kampionatit kishte ndryshuar vetëm një vit me pare me rritjen e numrit nga 12 ne 14-ekipeve . Pas viteve 90-te, skema e superliges është ndërruar 12-here ku rekordin e numrit pjesëmarrës e patën vitet 96’, 98’ me 18-skuadra.


busy
komente