Vllaznia/ Shpëtim Duro, zyrtarisht trajneri i Vllaznisë | ||||
|
Pas shumë ditë hezitimi për të cilin nuk u dha ndonjë shpjegim, Shpëtim Duro mbërriti zyrtarisht në Shkodër. Trajneri tiranas, ish-drejtues i Partizanit, Dinamos, Besës apo Skënderbeut, u prezantua në Bashkinë e Shkodrës, nga kryetari i kësaj të fundit, Lorenc Luka, i cili i bëri një vlerësim kompleks figurës së përzgjedhur nga këshilli i trajnerëve kuqeblu për të drejtuar ekipin këtë sezon. E thotë saktë Duro, dita e prezantimit është gjithnjë e bukur. Ai vetë, por gjithë tifozët e Vllaznisë, që janë të shumë dhe në të katër anët e botës, urojnë që të jenë të bukura të gjitha ditët e trajnerit të ri në stolin kuqeblu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3481 |