Komiteti Ekzekutiv mbledhje dhe vendimet e reja | ||||
|
Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te radhes ne ambjentet e FSHF-se ka marre nje sere vendimesh te rendesishme kryesisht per infrastrukturen ne terrene e stadiume ku luajne skuadrat shqiptare te kategorive te ndryshme. Keshtu eshte vendosur qe FSHF-ja ne bashkepunim me Bashkine e qytetit Ballsh te rikonstruktoje stadiumin dhe fushen e Ballshit ne te cilin zhvillon ndeshjet e veta skuadra “Bylis", pjesmarrese ne Kategorine Superiore. Ne qytetin e Burrelit po ne bashkepunim Bashki & Federata Shqiptare e Futbollit do te rikonstruktohet fusha me bar natyral sikunder edhe per nje skuader tjete qe merr pjese ne Kategorine e Pare, Himara do te ndiqet e njejta rruge, vetem se ne qytetin bregdetar do te kete fushe me bar artificial. Ne Erseke Bashkia dhe Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim do te ndertojne fushe ndihmese per stadiumin e skuadres se "Gramozit". Per formulen e re te organizimit per Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore sezoni 2013-2014 eshte diskuatuar pa marre asnje vendim. Gjithcka eshte lene e hapur per mbledhjen e ardhshme te Komiteti Ekzekutiv per ti dhene me shume kohe skuadrave pjesmarrese ne Kategorine Superiore dhe propozimeve te tyre paraprake. Ne mbledhjen e sotme Komiteti Ekzekutiv ka marre informacion, ka diskutuar dhe ka orientuar kalendarin e kampionateve kombetare, kalendarin vjetor te grumbullimeve per ekipet perfaqesuese si edhe ka marre informacion per procedurat e licensimit te stadiumeve dhe klubeve perkatese. I zgjeruar ka qene edhe informacioni per veprimtarine e e ekipeve te cilet jane te perfrshire ne Zyrat Rajonale te FSHF-se per te cilat jane marre vendime dhe emerime te reja. Per te drejten televizive te aktiviteteve kombetare jane shqyrtuar propozimet per menyren e menaxhimit saj dhe pjeses komerciale qe e shoqeron ate, gjithnje per te rritur te ardhurat per klubet tona. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3547 |