Ekipi i Tomorit do të qendrojë në Superligë. Në ndeshjen e vlefshme "play-out" ndaj ekipi të kategorisë së Parë, Besëlidhja, beratasit kanë arritur të fitojnë falë gjuajtjes së penalltive.
Si koha e rregullt ashtu dhe ajo shtesë ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Nga pika e bardhë beratasit e drejtuar nga Ernest Gjoka u treguan më të saktë, ndërkohë që tre lojtarë të Besëlidhjes goditën shtyllën Besëlidhja do vazhdojë të qendrojë në kategorinë e Parë.
Kështu pas Besës, Tomorri është skuadra e dytë që merr biletën për në Superligë, ndërkohë që ekipin e fundit do ta përcaktojë “derbi i Myzeqesë”, Apoloni-Lushnja që do të luhet të dielën në “Niko Dovana” në Durrës.
 |