HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari mund Skenderbeun, Teuta e para
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Prill 2012 19:47   pdfShtypEmail

kategori_superiore_11-12Flamurtari-Skenderbeu 1-0

Java e XXII e Superligës sjell rokadën në kreun e klasifikimit. Skënderbeu është mposhtur 1-0 në fushën e Flamurtarit, duke humbur kryesimin. Sfida në Vlorë është vendosur nga një gol i sulmuesit Pero Pejiç në minutën e tretë të takimit, ndërsa kjo ka bërë që korçarët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi në trasfertë.

Gjithashtu, fusha e Flamurtarit mbetet një tabu për ujqërit e dëborës, që nuk marrin pikët e plota në qytetin bregdetar prej 36-vjetësh dhe për ta ndryshuar këtë trend negativ duhet të presin minimalisht sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, vlonjatët e Shkëlqim Muçës konsolidojnë pozitat në vendin e katërt.

Teuta-Shkumbini 2-1

Nga hapi fals i Skënderbeut ka përfituar Teuta, që mposhti pa vështirësi 2-1 Shkumbinin dhe tashmë merr kreun e Superligës, me 49 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi. Durrsakët i fallen dy golave të 21-vjeçarit Ansi Nika në fraksionin e parë të lojës, ndërsa rrjeta e Roland Dervishit për peqinasit nuk ia prishi festën skuadrës së Hasan Likës.

Kamza-Laci 3-1

Në takimet e tjera të javës së 22-të, Kamza fitoi 3-1 në shtëpi me Laçin dhe falë rrjetave të Manukës, Karapicit e Tepshit merr tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë,

Pogradeci-Bylis 1-1

Pogradeci-Bylis përfundoi në barazim 1-1. Liqenoret nuk kane shkuar me shume se sa nje barazim ne fushen e tyre. Ky barazim do ti kushtoje shume Pogradecit ne luften per mbijetese ne Kategorin Superiore pasi ka nje kalendar shume te veshtire.

Tirana-Tomorri 1-0

Pikët e plota i merr edhe Tirana, që ngjitet në kuotën e 46 pikëve, vetëm një më pak se Skënderbeu. Edhe pse në letër sfida e bardhebluve me Tomorin dukej thjesht një formalitet, gjërat në fushën e lojës kanë rrjedhur ndyshe.

Për fitoren e Tiranës u nevijot një gol i Bekim Balës në minutën e parë shtesë të takimit, ndërsa skuadrat e mbyllën takimin me nga 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Pishës dhe Ofoje, që debatuan ashpër në fushë.


busy
komente