Gianni De Biasi, leksion trajnereve shqiptare | ||||
|
Trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biasi ka dhene nje leksion interesant perballe trajnereve shqiptare ne Kompleksin Futbollistik Kamez. Me nje ftese te vecante nga Shoqata e Trajnereve te Shqiperise dhe Kursi UEFA B, italiani i kuqezinjve ka lektuar perpara 15 trajnereve dhe 40 kursanteve per trajner, rreth filozofise se trajnerit ne futbollin e sotem modern. Plot pasion, ritem e deshire per te qene i hapur e konkret ai ka treguar gjithcka rreth figures komplekse qe perfaqeson trajneri i futbollit. Kodi i maredhenieve njerezore, raportet me klubin apo federaten, pjesa tekniko-taktike ishin ne thelb te ligjerates se De Biasit. Trajneri italian i Shqiperise ka shpalosur edhe strategjine qe ai ka per ekipin tone Kombetar duke sjelle si Shembull kualifikimin ne Boteror te Sllovakise nje vend i vogel por me arritje te medha. Ne rast se kjo ka ndodhur me Sllovakine ka shpjeguar De Biasi pse mos te ndodhi edhe me ne, ne rast se do te punojme e perpiqemi te gjithe sebashku per nje gje te tille. FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3390 |