FSHF/ Zgjidhet Komisioni i Apelit | ||||
|
Komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit ka miratuar anëtaret e rinj te komisionit te apelit dhe ata te disiplinës. Ky vendim vinte pas dorëheqjes se ish-prokurorit te përgjithshëm Arben Rakipi nga posti i kryetarit te apelit pas përplasjes me komitetin ekzekutiv e cila i quajti te njëanshme dhe te paragjykuara deri ne dyshime korruptive për vendimet e këtij komisioni qe uli dënimet e disiplinës për Flamurtarin dhe Pogradecin ne fund te muajit shkurt por la ne fuqi dënimin për Skënderbeun. Komiteti ekzekutiv vendosi qe kryetar i komisioni te apelit te jete Perikli Zaharia ndërsa anëtar Pranvera Behushi njëkohësisht ne postin e zv kryetares Ervin Pollozhani, Altin Naqe dhe Julian Mertiri. Ndërkohe janë miratuar edhe inspektoret e disiplinës te cilët janë Lulzim Llangozi, Ilir Alushi ,Elidon Hysenaj, Erjon Karioli dhe Olsi Dado. Këta inspektore do te jene ne shërbim te komisionit te disiplinës dhe komisionit te etikes për hetimin e çështjeve te kërkuara nga këto komisione. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3757 |