Kategoria Superiore / Kamza-Bylis 1-0 | ||||
|
Kamza drejt sigurisë së mbijetesës, fiton ndaj Bylisit 1-0 Përballja e javës XVI mes Kamzës dhe Bylisit kishte shumë rëndësi për kamzalinjtë, pasi fitorja u mungonte që nga 5-nëntori i 2011, kur fitonin 1-0 ndaj Shkumbinit me një gol të Pemës të shënuar me 11-metërsh. Kështu që fitorja ishte një detyrim për blutë e trajnerit Mauro De Vekis, por që të synosh tripikëshin duhej të shënonin. E këtë e bëri ai që hapi serinë e golave në superiore më 11-shtator 2011, në stadiumin e Gjirokastrës, kundër Flamurtarit të Vlorës, Gledi Mici, që padyshim ka qënë lojtari që ka finalizuar aksionin e nisur nga Enco Malindi, duke zhbllokuar më në fund sulmuesit kamzali që kanë qënë njëkohësisht dhe një nga pikat më të dobëta të Kamzës. Përballja Kamza-Bylis është përkthyer sot edhe si një duel mes skuadrës që ka sulmin e dytë më të dobët në kampionat ndaj asaj me sulmin më rezultativ. Në XV javë kampionat kamzalinjtë kanë shënuar 12-gola, ose e thënë ndryshe 0.8-gola për ndeshje, ndërsa Bylisi është ekipi që ka shënuar më shumë gola deri tani, 29-te, gati dy gola për ndeshje. Nga ballafaqimi i këtyre statistikave tregoi se Kamza ndonëse luante në shtëpi, do ta kishte mjaft të vështirë që të merrte një fitore me Bylisin. Loja ka qënë mjaft e fortë dhe me një mbrojtje të ngjeshur të ballshiotëve. Kamza, ndonëse vetëm me Malindin në sulm, nuk i kanë munguar sulmet e shpeshta drejt portës së miqve, e kjo ndihmuar herë pas here nga Mici, Ishka e Karapici, tre mesfushorët që janë vënë në ndihmë të sulmit. E më në fund ka shkëlqyer Mici që ka finalizuar aksionin e Malindit me një gol të mrekullueshëm pas një gjuajtje duke shtangur portierin Frashëri. Kjo ndodhi me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 60-të. Me këtë fitore Kamza ka ruajtur pozicionin e mëparshëm atë të 10-tin, duke rritur sigurinë e qëndresë në superior dhe shton më shumë besimin dhe ngre lart moralin e ndeshjeve të ardhshme, pasi edhe kalendari e favorizon atë, pasi ndeshjet me skudrat e forta do ti zhvillojë në Kamëz. Duke lënë prapa, Dinamon, Apolloninë, Tomorin e Pogradecin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3328 |