Kategoria Superiore/ Bylis-Laci 3-0 | ||||
|
Ekipi i Bylisit rigjen fitoren pas dy barazimeve në transferte, duke shkatërruar ne fushën e vet 3-0 Laçin, e drejtuar nga Përparim Daiu. Ishte mbrojtësi serb i Laçit, Milenkoviç qe shkaktoi një autogol në minutën e 11-të. Agim Meto dyfishoi shifrat në minutën e 28-të, ndërsa Oriand Abazaj kompletoi tripletën e formacionit të kosovaro-turkut Naxhi Shansoj. Përpos rasteve për shënim nga të dy skuadrat i gjithë takimi mbyllet me fitoren 3-0 të Bylisit, i cili tashmë shkon në kuotën e 22 pikëve. Në takimin e fundit që Bylisi kishte luajtur në shtëpi, kishte fituar 4-2 me Tomorin. Ballshiotët janë skuadra që ka shënuar më shumë gola deri tani në kampionat, plot 29 gola. Edhe largimi i sulmuesit Dimo te Skënderbeu, nuk e ka zbehur forcën shënues te ekipit. @Albaniasoccer.com Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3477 |