HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Basha dhe bordi drejtues ne kerkim te nje sponsori per bardheblut
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Shkurt 2012 18:01   pdfShtypEmail

lul_basha_tironBashkia e Tiranës pritet të rrisë kapitalin për Klubin e futbollit Tirana. Propozimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, e parashikuar për tu zhvilluar me datën 1-Mars.

Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80-milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.

Krahas buxhetit të përcaktuar për Klubin e Tiranës, kryebashkiaku Basha dhe bordi drejtues janë të angazhuar edhe për thithjen e sa më shumë donacioneve dhe për të siguruar një sponsor për Klubin e Futbollit Tirana.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit