Miqesore / Kamza – Terbuni 5-3 | ||||
|
Trajneri Italian i Kamzës De Vecchis, jep provën e parë, kundër Tërbunit. Ndeshja e luajtur sot ne oren 13:00 ne stadium “Kamza”, ka perfunduar me fitoren e vendasve. Skuadra e Kamzes ka zhvilluar një ndeshje miqesore në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit kombëtar. Nën drejtimin e italianit Mauro De Vekis, ekipi i Kamzës, ka zhvilluar të parën ndeshje miqsore për vitin 2012, kundër ekipit pukjan “Tërbuni”. Të dy trajnerët kanë provuar gjëndjen e lojtarëve për të bërë seleksionimin e tyre. Ndeshja kishte më tepër karakter stërvitor se sa qëllimin e fitimit, nga ana e trajnerit të Kamzës, italianit Romanist, De Vekis. Skuadra vendase aktivizoi pothuajse të gjithë lojtarët e saj, duke provuar secilin prej tyre. Gjatë pjesës së parë, trajneri Italian kishte përgatitur formacionin bazë: Bytyçi, Cvetanovski, Hallaçi, Ardit Beqiri, Fatjon Tafaj, Ishka, Belçev, Mici, Capa, Karapici dhe Malindi. Gjatë pjesës së dytë ka aktivizuar edhe Selacin, Likmetën, Tepshin, boshnjakun Fuat Salikoviç (që ka luajtur në kampionatin sërb, me OFK Beograd), Kënga dhe Pema. Shënues të golave: 3` Malindi 1-0, 13` Malindi 2-0, 28` Kurti 2-1, 40` Karapici 3-1, 68` Agastra 3-2, 80`Bardhi 3-3, 90` Pema 4-3 dhe 92` Kënga 5-3 FC Kamza Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3584 |