HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Dragusha therret Kuzhen
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 26 Tetor 2009 16:17   pdfShtypEmail

alban_dragusha- Asnjëherë nuk ka qenë më mirë se në këtë kampionat. Nuk e kam pritur një start të tillë as të skuadrës e as timin

- Unë jam duke punuar maksimalisht. Sigurisht se pres edhe shansin e dytë për kombëtare. Do ta bëj të pamundurën që në një të ardhme të afërt të bëhem “kuqezi”

Veton Zymberi

Mbrojtësi kosovar i Besës nga Kavaja, Alban Dragusha, ka thënë se është i lumtur me startin e skuadrës dhe me performancën e vet. Ai mendon se kampionati shqiptar ka përparuar me të madhe, kurse Dinamon e sheh si kundërshtaren më të vështirë. Është i gatshëm për kombëtaren shqiptare, kurse nuk është i kënaqur me repartin defansiv.

Për përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës nuk ka shumë njohuri. “Nuk kam punuar ndonjëherë me të, por kam dëgjuar fjalë të mira për të. Shpresoj që Bunjaku të ndërrojë diçka në përfaqësuese të Kosovës”, ka thënë Alban Dragusha.

Si po ndjeheni pas rikthimit në kampionatin shqiptar?

Dragusha: Në Kavajë gjithmonë jam ndier mirë. Është shtëpia ime e dytë.

Edhe kohë më parë ishit pjesë e këtij kampionati. A ka ndryshuar diçka?

Dragusha: Ka ndryshime të mëdha. Tash kampionati është më i fortë, edhe skuadra e Besës është më e fortë se herëve të tjera. Jam ndër futbollistët kryesorë në skuadër. Kjo më bën shumë të lumtur.

Sa jeni i kënaqur me startin që ka pasur skuadra juaj?

Dragusha: Vërtet jam shumë i kënaqur. Kemi filluar shumë mirë dhe kemi skuadër cilësore. Gjithashtu kam besim që deri në fund të kampionatit do të jemi në vendin e dytë, pse jo edhe të parin.

Cila skuadër është që ju ngjall më shumë frikë?

Dragusha: Padyshim se është Dinamo. Ne dhe Dinamo do të luftojmë për titullin e kampionit deri në fund të kampionatit. Por, shpresoj që ne të ecim kështu siç kemi filluar dhe në fund të shpallemi kampionë.

Ju e cekët se jeni të kënaqur me startin e skuadrës. Po sa jeni i kënaqur me performancën tuaj?

Dragusha: Edhe me performancën time jam i kënaqur. Asnjëherë nuk ka qenë më mirë se në këtë kampionat.  As vetë s’e kam pritur një start të tillë, as të skuadrës e as timin.

Nga mediet shqiptare jeni ngritur në qiell. Po nga drejtuesit e skuadrës keni marrë ndonjë lëvdatë?

Dragusha: Si skuadër kemi marrë, por si individë jo, sepse klubi ka marrë vendim që këtë vit të mos e ngrehë në qiell askënd. Mendoj se kjo është diçka pozitive si për klubin ashtu edhe për ne futbollistët.

Paraqitjet superiore, a mund të jenë një sinjal për trajnerin e kombëtares Josip Kuzhe?

Dragusha: Unë jam duke punuar maksimalisht. Sigurisht që pres edhe shansin e dytë për kombëtare. Do të bëjë të pamundurën që në një të ardhme të afërt të behëm “kuqezi”.

Cili është komenti juaj pas përfundimit të eliminatoreve për kampionatin shqiptar?

Dragusha: Në përgjithësi këto eliminatore nuk kanë ecur keq. Kombëtarja jonë kundër kombëtareve të forta ka luajtur mirë, kurse ka pësuar nga kombëtaret e dobëta. Më e keqja e këtyre eliminatoreve ka qenë mbyllja. Edhe një herë mbrojtja jonë dështoi. Vërtet kemi nevojë për disa ndryshime.

A mund ta shihni veten pjesë të këtyre ndryshimeve?

Dragusha: Po, sepse jam duke punuar maksimalisht që të bëhem pjesë e kombëtares për kualifikimet për kampionatin evropian.

Cilin nga futbollistët e kombëtares do ta kishe veçuar gjashtë kualifikimeve për Afrikën e Jugut?

Dragusha: Lorik Cana është i padiskutueshëm, por edhe Hamdi Salihu ka treguar një formë të mirë gjatë këtyre eliminatoreve.

Në kampionatin e kaluar ishit pjesë e futbollit të Kosovës. A mendoni se ka ndonjë futbollist që meriton një ftesë nga trajneri i kombëtare shqiptare?

Dragusha: Është e vështirë që nga Kosova të ftohesh në kombëtare. Futbollistët që aktivizohen në Superligë duhet të vijnë në Shqipëri dhe të tregojnë se sa vlejnë. Pastaj është më afër për të qenë pjesë e kombëtares.

Çfarë mendon pre trajnerin Josip Kuzhe?

Dragusha: Edhe unë si të gjithë të tjerët mendoj se është një trajner i mirë. Pas gjermanit Brigelit, është më i miri.

Po për Albert Bunjakun?

Dragusha: Nuk kam punuar ndonjëherë me të, por kam dëgjuar fjalë të mira për të. Shpresoj që Bunjaku të ndërrojë diçka në përfaqësuesen e Kosovës.

Jeni i gatshëm për kombëtaren e Shqipërisë, por sa jeni i gatshëm për përfaqësuesen e Kosovës?

Dragusha: Ëndërr e imja mbetet që një ditë të jam pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Shpresoj që sa më parë Kosova të pranohet në arenën ndërkombëtare.


busy
komente