Dinamo/ Jep doreheqjen trajneri Faruk Sejdini |
nga AlbaniaSoccer E premte, 18 Nentor 2011 23:18 |  |  |  | |
Menjehere pas ndeshjes trajneri i Dinamos Faruk Sejdini ka dhene doreheqjen nga drejtimi i skuadres. I lodhur nga problemet e shumta qe blute kane patur kete sezon, “Xhaxhi” i ka dhene fund qendrimit te tij duke thelluar edhe me shume krizen e Dinamos qe tani sheh si rruge pa krye mbijetesen ne Superiore. Nuk dihet cili do te jete fati i bluve, nje skuader kjo qe rrezikon te kete fatin e Partizanit. Sejdini eshte dorehequr dhe tani drejtimin e skuadres mund ta marre zevendes trajneri Artan Mergjyshi.
 |