Komisioni i Disiplines/ Naci Sensoy denohet me dy ndeshje pezullim | ||||
|
Komisioni i disiplinës pranë FSHF-se, pas problemeve disiplinore te konstatuara ne javën e VIII te Superliges, ka gjobitur klubin e futbollit Vllaznia dhe ka pezulluar trajnerin e Bylisit. Klubi shkodran është dënuar me 200-mije leke gjobe për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e takimit Vllaznia-Bylis . Trajneri ballshiot Naçi Sensoy për protesta te ashpra ndaj zyrtareve te takimit është pezulluar dy ndeshje nga aktivitetet futbollistike dhe është gjobitur me një shume prej 50-mije lekesh. Nga dënimet e tjera bie ne sy ajo e presidentit te skuadrës se kategorisë se pare Beselidhja Gjok Noka me 8 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve. Ndërsa Gramozi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatore dhe gjobe prej 150-mije lekesh për hedhje te sendeve te forta ne fushe nga ana e tifozëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3697 |