HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Uefa i kerkon hetim FSHF-se, per ndeshjen Kastrioti-Vllaznia
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Tetor 2011 08:09   pdfShtypEmail

uefa_logo1_703796564Uefa i ka kërkuar Federatës Shqiptare që të hetojë ndeshjen mes Kastriotit dhe Vllaznisë, e zhvilluar në fillim të tetorit në Krujë. Federata dhe presidenti i saj Duka u munduan ta fshihnin këtë kërkesë, që erdhi pas shumave të mëdha të lozura për atë ndeshje te perfunduar me rezultatin 2-1 per Kastriotin, si brenda Shqiperise ashtu dhe ne Europe.

Uefa ka pohuar se kjo ndeshje eshte luajtur me shuma te medha per fitoren e Kastriotit, por dhe per shenimin e tre golave.

Dyshimet per kete sfide linden qe diten e ndeshjes, por nuk pati asnje reagim te metejshem. Duke u munduar te mbulohej gjithcka. Ne lidhje me kete ceshtje presidenti i FSHF-se, Armando Duka deklaroi ne menyre te habitshme se :

“Hetimi mund te kete nisur nga federata e jo nga Uefa. Aty ku ka nevoje per hetim, organet duhet te hetojne dhe te japin nje pergjigje. Kerkese per hetim nga Uefa nuk mund te vij ketu, kerkesat per hetim i bejne vete organet e FSHF-se. Nga Uefa mund te kete mberritur ndonje informacion apo mbeshtetje e hetimeve te nisura nga FSHF-ja”.

Hetimet e nisura deri me tani nga federata per ceshtjen e trukimit te ndeshjeve kane qene disa, por asnjehere nuk eshte marre ndonje mase. Gjithcka do te kuptohet se hetimi  behet per sy e faqe kurse ne te vertet nuk publikohet asnje rezultat.

 


busy
komente