Kategoria Superiore/ Vllaznia-Tirana 2-2 | ||||
|
![]() Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim te goditur te Joses.Trajneri tiranas zevendeson Sinanin,inegzistent ne fushe,me te riun Bardulla qe i jep lojes nje tjeter pamje.Ne minuten e 48-te ndodh nje epizod qe mund te influencojne ndeshjen.Sina ben nje nderhyrje shume te rende ndaj Vajushit dhe per çudi albitri Sino nuk i tregon kartonin e verdhe,per me teper qe Sina e kishte nje te tille qe ne pjesen e pare.Pak minuta me vone vjen goli i pare per Vllaznine me nje super gjuajtje te Sukajt qe nga rreth 35 metra mposhte portjerin Lika.Ky gol ishte nje magji e vertete dhe pati nje zhvillim te quditshem.Ne momentin para gjuajtjes,trajneri Josa kupton qe Sukaj do te gjuajne dhe i therret sulmuesit "JO".Shkodrani i sulmt nuk e degjon urdherin e trajnerit dhe shkunde rrjeten tiranase.Vete Sukaj per te festuar golin i drejtohet stolit shkodran dhe perqafohet me Josen.Pa kaluar as 10 minuta Vllaznia dyfishon rezultatin me ane te mbrojtesit Petrovic.Mbrojtja bardhe e blu nuk e largon siç duhet topin dhe mbrojtesi me nje gjuajtje shume te bukur fluturimthi godet trekendeshin e Likes. Pas golit te dyte Vllaznise mund te themi qe vendoset ndeshja.Trajneri Rubio zevendeson do mbrojtesit anesore me dy mesfushore si Ferraj dhe Tushe.Kurse homologu i tije Josa nuk kupton qe Vajushi eshte ne nje dite te keqe dhe duhet zevendesuar.Pikerisht nga nje gabim ne mesfushe te Vajushit vjen goli i pare i Tiranes me ane te Morines.Por Josa insiston me Vajushin ne fushe dhe nderrimin e ben vetem pas barazimit te Tiranes, qe vjen me nje gol shume te bukur te Duros ne minuten e 79-te.Ne kete moment duket sikur ekipet jane te kenaqur me kete rezultat por do te ishte minuta e 90-te qe do ti jepte nje zhgenjim tifozave te shumte shkodran.Xhevahir Sukaj fiton nje top ne mesfushe dhe drejtohet drejt portes tiranase por i vetem para Likes i dhuron topin atije me nje gjuajtje te lehte.Pas 4 minutash shtese mbyllet gjithqka ne barazim total jo vetem 2-2 me gola por edhe ne 6-6 me goditjet nga kendi dhe ne 10-10 faullat. Kliko - skeda e ndeshjes Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4317 |