HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Laci-Skenderbeu 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Tetor 2011 20:59   pdfShtypEmail

laci_golLaci i ka shkaktuar humbjen e pare kampioneve te Skenderbeut dhe marre fitoren e pare ne kampionat.

Nje ndeshje e bukur dhe mjaft emocionuese u zhvillua sot ne stadiumin e Lacit ku duhet thene vendasit ishin me bindes dhe arriten te zgjidhnin takimin qe ne pjesen e pare ku shenuan dy gola. Skenderbeu tregoi edhe nje here tjeter nje forme te dobet, shume larg asaj qe paraqiti nje jave me pare kur mundi Shkumbinin.

Ermullai dhe Selimi realizuan te dy ne pjesen e pare, ndersa kampioneve i munguan rastet e mirefillta, ndonese shkurtuan ne nje moment pergjumje te mbrojtjes kurbinase nepermjet Shkembit.

Ndeshja nisi shume shpejt dhe goli i pare erdhi ne minuten e dyte. Shqiptaro maqedonasi Emurllai shenoi nje gol nga nje goditje denimi qe pasi gjeti devijimin e murit mbrojtes ndryshoi trajektoren.

Skenderbeu e kuptoi se do te ishte shume e veshtire dhe provoi te reagonte. Daniel Xhafaj dhe Muzaka ishin ne nje dite te keqe dhe e kishin te pamundur per te kaluar mbrojtjen e pergatitur me kujdes nga trajneri Nevil Dede. Kur pritej goli barazimit nga Skenderbeu, Laci ka goditur serish.

Dragicevic fitoi nje penallti te cilen Selimi e realizoi ne menyre perfekte ne minuten e 38-te.

Ne pjesen e dyte kampionet e Skenderbeut u futen ne fushe me nje deshire me te madhe per te ndryshuar rezultatin e ndeshjes. Shkembi realizoi nje gol te bukur me nje gjuajtje te forte qe e la ne vend portierin Vashaku ne minuten e 52-te. Ndeshja u rihap dhe per shume minuta u zhvillua nje ndeshje mjaft e luftuar ne mesfushe. Ne minuten e 62-te Emurllai goditi traversen me nje parabol te bukur por se kishte fatin me vete. Tre minuta me pas Skenderbeut ju anullua nje gol shume i dyshimte per pozicion jashte loje. Muzaka per anesorin nuk ishte ne pozicion te rregullt.

Skenderbeu deri ne fund ben shume pak per te barazuar ndersa Laci ka administruar me sukses avantazhin dhe marre tre pike te vlefshme ne shtepi.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit