HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Vllaznia 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Tetor 2011 13:47   pdfShtypEmail

Kastrioti_golPjesa e Pare

Ndeshja fillon me sulme nga te dy ekipet. Te paret jane vendasit te cilet ne minuten e 4-ter, vene ne prove portieri Vujadinovic  me nje gjuajtje te Jetmir Sefes. Ne minuten e 8-te, Sukaj gjuan bukur nga 30-metra, por portieri Hoxha ngushton. Ne minuten e 18-te, vjen dhe kartoni i pare i verdh ne kete ndeshje. Elton Mucollari kryen nje nderhyrje te parregullt ndaj Vajushit dhe ndeshkohet nga arbitri kryesor i ndeshjes Albano Janku. Trajneri Josa ka qene i detyruar te beje nje zevendesim ne minuten 19-te, largohet Popovic i demtuar dhe ne vend te tij aktivizohet Sinani. Ne minuten e 23-te, do te vij dhe rasti me i mire per te shenuar gol Vllaznia, por Vajushi kalon bukur portierin, por mbrojtesi Pashaj ka shpetuar porten duke i mohuar golin shkodraneve. Per shkak te temperaturave te larta arbitri nderpret ndeshjen ne minuten e 27-te, per ti dhene mundesi lojtareve per tu freskuar. Vetem dy minuta me vone Jetmir Sefa do te shenoje nje gol te bukur nga goditja e denimit. Tifozet krutan i gezohen golit te avantazhit. Ne minuten e 41-te, sulmuesi francez Bruno Inkango do te dyfishoje rezultatin ne 2-0. Ne minuten e 42-te, Turdiu ndeshkohet me kartonin e dyte te verdh dhe detyrohet te dal jashte loje duke lene ekipin e tij me dhjete lojtare. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e paster te vendasve 2-0.

Pjesa e Dyte

Pjesa e dyte fillon pa asnje zevendesim per te dy ekipet. Vajushi lojtari me i rrezikshem per shkodranet peson shume nderhyrje te ashpra nga lojtaret vendas. Ne te 52-ten, Gocaj ndeshkohet me karton te verdh per nje nderhyrje te parregullt ndaj Plakut. Trajneri Ndreu do te bej dy zevendesime te shpejta largon nga loja Pashajn dhe Alikajn dhe ne vend te tyre aktivizon Ognjanovic dhe Dragoi-n. Ne te 55-sen, arbitri anullon nje gol te Petrovic. Ne minuten e 60-te, lojtari me i mire ne fushe per Vllaznin, Armando Vajushi ngushton rezultatin ne 2-1. Vllaznia i shton sulmet ne drejtim te portes krutane, por pa rezultat. Ne minuten e 82-te, largohet Plaku dhe vendin e tij e ze nje mbrojtes Erjon Xhafa. Arbitri kater akordon vetem tre minuta shtese, kjo nuk i ka pelqyer trajnerit Josa duke ironizuar me te. Kastrioti ka fituar me rezultatin e ngushte 2-1, por gjate gjithe pjeses se dyte ka luajtur me dhjete lojtare. Te dy ekipet barazohen ne tabelen e klasifikimit me nga 6-pike.

Kliko - skeda dhe komenti i ndeshjes

Kel Naraci


busy
komente