HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Dinamo-Skenderbeu 0-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Shtator 2011 22:21   pdfShtypEmail

Skenderbeu-dinamo1Skenderbeu ka dale me duarbosh nga Qemal Stafa. Dinamo e Faruk Sejdinit, me lojtare te rinj ne moshe ja ka dale me sukses te marre nje pike mjaft te cmuar. Blute e kryeqytetit kane luajtur ndershem dhe nuk kane toleruar si sezonin e kaluar ndaj korcareve. Skenderbeu ka zhvilluar nje loje te dobet dhe me teper te rrezikshem kane qene lojtaret dinamovit. Bekim Kuli ka qene futbollisti me i mire i mbremjes dhe ai ka dirigjuar shoket e skuadres, djem te rinj ne moshe por plot talent e deshire per te luajtur.

Ne pjesen e pare Dinamo ka qene shume prane golit ne dy mundesi me ane te Shtinit dhe Imamit por Shehi ka shpetuar porten e tij. Skenderbeu eshte pergjigjur me disa kundersulme te shpejta por ska qene e thene qe te gjehej goli. Loje e luftuar dhe me shume faulle ne mesfushe por e bukur dhe emocionese ka qene tabloja e pjeses se pare

Ne te dyten Skenderbeu ka bere disa ndryshime dhe ka qene nje skuader me sulmuese se ajo e pjeses se pare. Duro ka futur ne fushe brazilianin Ribeiro dhe talentin tiranas Kerciku por as ata te dy skane bere dot gje. Muzaka ka humbur nje mundesi shume te mire ne i vetem perballe portierit dinamovit Osmani dhe zhgenjyer keshtu te gjithe ata qe prisnin fitore nga kampionet e vendit.

Dinamo i eshte gezuar barazimit por nje pike e marre ne dy ndeshje i le ata te fundit ne tabelen e klasifikimit. Tani ka prova me te veshtira perpara dhe Sejdinit i duhet te bej mrekullira per te mos rrezikuar kete skuader te ndertuar ne pak ore, ne fund te merkatos verore.


busy
komente