Tirana/ Lojtaret bardheblu te indinjuar nga veprimi i Halilit | ||||
|
Ngjarja Gjate pushimit te pjeses se pare ne ndeshjen Tirana-Teuta presidenti i Tiranes, Refik Halili ka zbritur ne dhomat e zhveshjeve ku i ka folur me tone mjaft te ashpra lojtareve te tij madje duke i hedhur ne toke dhe nje shume te madhe Eurosh. Dicka e tille eshte mbajtur e fshehte nga lojtaret dhe stafi teknik, por ka qene vete Halili qe e ka bere publike per nje gazete te perditshme sportive. Reagimi Lojtaret kur e kane pare te pasqyruar kete ngjarje jo fort te kendshme diten e sotme ne gazete kane mbetur mjaft te indinjuar. Halili sipas tyre ka gabuar dy here. Njehere qe hodhi leket e tyre ne toke sikur ata te ishin “qener”, dhe njehere tjeter duke e paraqitur lajmin ne gazete, duke u munduar te dali vete i paster e te nxjerre lojtaret fajtore per gjithcka. Disa nga lojtaret kane pohuar per Albaniasoccer.com se: “Ato leke na ishin premtuar qe para ndeshjes se Superkupes dhe kishin kaluar tre jave, jo do i merrni sot e jo do i merrni neser, por premiot nuk dukeshin. Nuk e meritonim ate sjellje pasi ato leke qe ai hodhi ne toke ishin djersa jone. Futbolli eshte puna jone dhe me kete profesione mbajme familjet tona. Nese Halili do te kishte aq shume leke sa hiqet nuk do te ishin larguar ata lojtare qe u larguan. Mjafton te beshe nje pyetje retorike pse u larguan ato djeme qe dhe vete trajneri Rubio i pelqente dhe i kishte ne planet e tij? Pergjigje shume e thjeshte se Refik Halili nuk i kishte dhene asnje leke. Xhesti i tij skandalizoj dhe vete trajnerin Rubio i cili mbeti pa fjale, por me e bukura ishte qe leket i hodhi ne toke, por u rimoren serish nga ai me vone”, kjo eshte e verteta e hidhur e kesaj ngjarje kaq te turpshme.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4410 |