HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superkupa/ FSHF reagon pas incidenteve ne Korce
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Gusht 2011 23:34   pdfShtypEmail

fshf_logoFSHF ka reaguar nje dite pas incidenteve te ndodhura ne stadium mes tifozeve te Tiranes dhe Skenderbeut. Nepermjet nje komunikate per shtyp kane akuzuar tifozet e Tiranes per rremujen e krijuar.

Komunikate per shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe opinionin futbolldashes, median dhe anetaret e saj ne lidhje me incidentet e ndodhura perpara dhe gjate zhvillimit te ndeshjes se Superkupes se Shqiperise midis “Skenderbeut” dhe “Tiranes”, luajtur me dt. 18 Gusht 2011 ne stadiumin “Skenderbeu” te qytetit te Korçes.

Perpara fillimit te ndeshjes, nje grup tifozesh te Tiranes kane tentuar te hyjne pa bileta ne vendin e caktuar per ta ne tribunen perkarshi. Me pas, nje pjese e tyre qe ishin vendosur ne stadium ne pjesen e caktuar per ta edhe sipas marreveshjes me klubet, dolen jashte stadiumit duke u bashkuar me grupin tjeter te cilet kembengulnin te hynin ne stadium pa bileta.

Delegati i ndeshjes dhe drejtuesit e FSHF present ne stadium, moren kontakt me drejtuesit e te dy klubeve dhe policine per te siguruar hyrjen normale te tifozeve te Tiranes ne stadium dhe fillimin e ndeshjes. Drejtuesit e Tiranes u garantuan se vendet e caktuara per tifozat e Tiranes mbeteshin ne dispozion te tyre nderkohe sportelet e shitjes se biletave ishin ne funksionim normal.

Megjithekete, ekipi dhe drejtuesit e “Tiranes” nuk pranuan te  fillonin lojen me pretekstin se kerkonin vendosjen ne stadium te tifozeve te tyre. Nderkohe skuadrat kishin dale ne fushen e lojes dhe ishte ekzekutuar edhe himni i flamurit.

Pas insistimit te drejtuesve te Federates dhe nderhyrjes se presidenteve te klubeve loja filloi me nje ore vonese nderkohe qe grupi prej rreth 200 vete te tifozeve te TIranes ishte instaluar po ne pjesen e caktuar per ta ne tribunen perkarshi.

Dhjete minuta nga fillimi i ndeshjes, loja u nderpre per shkak se nga grupi i tifozeve te Tiranes u hodhen ne fushe dhe drejt vendeve te tifozeve korcare fishekzjarre dhe gazlotsjelles. KJo u shoqerua me pas dhe me invadimin e fushes nga tifoze te dy paleve.  Pas kesaj, skuadra e Tiranes u largua nga fusha ndersa tifozat e saj dolen nga stadiumi. Pas kumunikimit me Delegatin e ndeshjes, ekipi i Tiranes u rikthye ne fushe dhe loja filloi dhe u zhvillua normalisht deri ne perfundimin e saj.

Federata Shqiptare e Futbollit, thellesisht e shqetesuar per kete ngjarje e cila nuk ka asnje lidhje me futbollin dhe frymen “Fair Play”, denon ashper ideatoret dhe e siguron opinionin futbolldashes se kjo ngjarje do te merret ne shqyrtim nga organet e disiplines dhe rregullorja do te zbatohet pa asnje leshim. Ne te njejten kohe, FSHF angazhohet per perpjekje me intensive me klubet, policine, sportdashesit dhe gjithe faktoret e tjere per shmangjen e situatave te tilla ne te ardhmen.

Duke shprehur edhe nje here mbeshtetjen per lojen e ndershme dhe futbollin e paster, FSHF ben thirrje per ndergjegjesimin e te gjitheve se akte te tilla demtojne rende imazhin dhe te ardhmen e futbollit tone.

Federata Shqiptare e Futbollit


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit