Berat Hyseni: Dua te shenoj ndaj Laçit | ||||
|
Ne ndeshjen qe Teuta do te zhvilloje ne "Niko Dovana" perballe Lacit, nuk do te kete nje titullar te rendesishem sikurse eshte mbrojtesi i majte Shpetim Imeraj, qe eshte i skualifikuar. Ne vend te mbrojtesit vlonjat, Josa do te aktivizoje Stafen qe i rikthehet formacionit qe prej ndeshjes se javes se dyte kur Teuta priste ne fushen e saj Kastriotin. Durrsaket besojne shume tek suksesi perballe Lacit, dhe ashtu si ne fitoret e meparshme, shpresojne qe suksesi do te vij nga kembet e treshes sulmuese. Nese Mile dhe Hysa kane shenuar se bashku pese gola ne gjashte javet e para, I vetmi nga lojtaret sulmues qe nuk e ka gjetur ende golin eshte kosovari Berat Hyseni, i cili vitin e kaluar ishte dhe golshenuesi me i mire i kampionatit kosvar. "Megjithse nuk kam shenuar, jam i kenaqur me paraqitjet e mia gjate ketyre javeve - tregon Hyseni- ndoshta ka ardhur koha qe dhe une te gjej rrjeten dhe pse jo qe ne ndeshjen me Lacin dhe te ndihmoj ekipin per te marre tre piket". Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4151 |