HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF/ Komisioni i Licensimit vendos afate
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Qershor 2011 17:50   pdfShtypEmail

futboll_shi_balte_thumbKomisioni i Licensimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te radhes ka kerkuar me kembengulje realizimin e dy menyrave te paracaktuara per regjistrimin e Klubeve te futbollit ne vendin tone.

Dy menyrat jane  Shoqeri Tregtare ose Shoqate jo fitim prurese. Per nje gje te tille Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ka marre vendimin  duke u mbeshtetur tek orientimet dhe direktivat e  qarta te FIFA-s dhe UEFA-s.

Njoftimi per te realizuar regjistrimin perkates i eshte bere Klubeve tona te futbollit shume muaj me pare, por tani per ata qe nuk kane realizuar asgje afati i fundit ka mbetur 30 qershor 2011. Ne rast te kundert masat do te jene te forta deri ne mospjesmarrje ne aktivitetet kombetare te futbollit.

Afati tjeter  qe  doli nga mbledhja e Komisionit eshte 18 gusht 2011 ai ben fjale  per licensimin e stadiumeve e terreneve sportive te futbollit ne te cilat zhvillojne veprimtarine sipas kategorive perkatese te gjitha skuadrat e futbollit tone.

FSHF


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit