Tirana/ Halili qeteson lojtaret, premton ti paguaje para Kupes | ||||
|
Lojtaret e Tiranes kane takuar sot presidentin Refik Halili dhe kane diskutuar me te per problemet e ekipit. Te Tirana nuk jane paguar prej disa muajsh dhe durimit te futbollisteve i ka ardhur fundi. Ata kishin kercenuar se nuk do te dilnin ne stervitje dhe presidenti i ka mbledhur sot te gjithe duke i qetesuar. “Rrogat do ti merrni para se te luhet Kupa e Shqiperise. Per kete te jeni te qete. Sot kthehuni ne stervitje. Nga Tirana askush nuk eshte larguar pa u paguar”. Kete ka thene Halili, presidenti dhe njeriu qe ka paguar per gjithcka te Tirana, i vetem ne tre vitet e fundit. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4385 |