Flamurtari/ Tifozet proteste para stadiumit, djegin posterin e ministrit Bode | ||||
|
Tifozet e Flamurtarit nuk kane qendruar duarkryq pas asaj qe i ndodhi skuadres se tyre ne Lac. Nje dite me pare kishin lajmeruar se do te benin nje proteste masive ne qytet dhe ashtu ndodhi sot. Nje numer i madh ultrasish vlonjat nga te gjitha moshat gjate paradites jane grumbulluar me shpejtesi para stadiumit dhe kane protestuar ashper ndaj Federates Shqipetare te Futbollit, share rivalin e tyre me te madh Skenderbeun dhe krijuar edhe disa incidente. Disa prej tifozeve te irrituar kane djegur posterin e Ministrit te Financave Ridvan Bode, nje prej mbeshtetesve te Skenderbeut. Ata kane paralajmeruar se nese skuadra e tyre nuk fiton tre piket ne tavoline per ndeshjen me Lacin do te ngrejne ne kembe gjithe qytetin per te protestuar. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5066 |