Kategoria Superiore/ Laci-Flamurtari 1-1 | ||||
|
Laci-Flamurtari ka qene nje ndeshje me shume tension dhe qe ka zgjatur per 160 minuta. Nje send i forte qe ka goditur ne koke portierin e Flamurtarit Mocka ka bere qe ndeshja te pezullohej e vlonjatet te mos pranonin vazhdimin e lojes. Ne fund drejtuesit e Flamurtarit kane pranuar te rikthehen ne fushe pas presionit nga drejtuesit e FSHF-se, te cilet i kane thene se nese nuk e bejne kete do te humbasin tre pike ne tavoline dhe do ti hiqen tre te tjera. Ne fushe ndeshja ka qene e forte. Laci ka shenuar pas vetem 30 sekondash nje super gol me ane te te zakonshmit Vilfor Hysa. Flamurtari ka duruar presionin e vendasve ne pjesen e pare. Ne te dyten, pasi ka rifilluar ndeshja djemte e Maganit kane bere gjithcka per te permbysur disavantazhin. Rastet kane qene te shumta por kane hasur ne barrikaden e mbrojtjes kurbinase. Ne minuten e 85-te Julian Ahmataj ka barazuar rezultatin pas nje goli te bukur me koke. Minutat e mbetura nuk kane mjaftuar per Flamurtarin qe pas kesaj humbje sheh rivalet e Skenderbeut ti largohen me kater pike me shume kur kane mbetur tre ndeshje deri ne fund te kampionatit. Shpresa per ta eshte qe Komisioni i Disiplines tu jape fitoren ne tavoline per incidentet qe ndodhen sot ne Lac. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4745 |