HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Laci 2-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Prill 2011 20:00   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolNdeshja qe u luajt sot mbasdite ne qytetin e Korces nxorri si fitues vendasit. Ne stadium ishin afro dhjete mije tifoz korcar qe vazhdojne te thyejne rekorde persa i perket shikueshmerise kete kampionat ne Shqiperi. Skuadra ja ka shperblyer tifozeve me loje dhe me rezultat duke bindur ne fitoren 2-0. Nje gol i shpejte nga kapiteni Bledi Shkembi dhe nje tjeter ne fund nga argjentinasi Rafael Soza kane bere te festojne “Ujqerit e Debores” qe per te dyten jave rradhazi i gezohen vendit te pare ne tabelen e klasifikimit. Lojtari me i mire i ndeshjes mund te konsiderohet Gjergji Muzaka. Ai e fitoi penalltine ne minuten e 10-te pas nje sulmi personal dhe nje faulli te shkaktuar nga mbrojtja e Lacit. Gjyqtari kryesor Albano Janku ka treguar menjehere nga pika e penalltise dhe jo vetem tifozet por dhe lojtaret kane festuar shume ne fushe duke perqafuar Muzaken. Shkembi nuk ka zhgenjyer nga penalltia dhe ka shenuar golin e qetesise. Ne minutat e tjera Skenderbeu ka ushtruar presion mbi kundershtarin ndersa Laci eshte mundur te kape ne befasi mbrojtjen korcare. Me kalimin e minutave kurbinasit fitojne epersi territoriale dhe qarkullojne topin. Skenderbeu mundohet te ruhet ne thellesi por dhe ata kane mundesite e tyre. Goli i sigurise u shenua nga Soza 13-te minuta para fundit i sherbyer nga Muzaka. Festa ka qene e madhe nga tifozet korcar qe tani behen gati per supersfiden qe i pret ne ndeshjen e rradhes kunder Tiranes ne kryeqytet. Per momentin jane ne vend te pare me dy pike me teper nga Flamurtari qe fitoi me Dinamon me rezultatin 6-2.

Pirro Nika


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit