Roland Luçi: Do te largohem, po nuk ndryshuam shpejt | ||||
|
Tashme mbetet vetem nenshkrimi i marreveshjes qe do te behet diten e hene ne oren 12.00 ne zyrat e klubit shkodran ne mes presidentit te Vllaznise Valter Fushaj dhe perfaqesuesit te firmes sllovene. Behet e ditur se kontrata do jete 10 mujore, deri ne gusht te vitit 2010 por ajo mund te zgjatet me pas edhe me tej. Nuk behet e ditur shuma qe do perfitoje klubi shkodran ne kete mes megjithate e rendesishme eshte qe ai tashme ka nje sponsor ne fanelle. Pas firmosjes se kontrates per shitjen e te drejtes televizive, kjo e fundit per sponsorin ne fanelle, sigurisht qe eshte nje tjeter arritje per klubin Vllaznia qe ne kete menyre arrin te shtoje te ardhurat ne arken e tij. Vllaznia asnje miqesore tjeterNe kete nderprerje kampionati, te gjithe prisnin qe Vllaznia te organizonte nje tjeter ndeshje miqesore pas asaj qe zhvilloi diten e merkure me Aden ne Velipoje. I pyetur ne lidhje me kete gje, trajneri Luçi ka thene se nuk do kete miqesore tjeter dhe arsyen e ka shpjeguar me poshte: “Ne Vlore na u demtua nje lojtar. Ndaj Ades ndonese ishte nje stervitje miqesore, na u demtuan dy lojtare te tjere. Duke qene se edhe miqesore nuk mund te quhen ndeshje te tilla, atehere eshte me mire qe skuadra te zhvilloje nje stervitje te forte sesa te zhvilloje nje takim te tille. Per kete arsye, do vazhdojme punen me lojtaret duke u stervitur ashtu si ditet e tjera dhe jo duke u ndeshur me ndonje kundershtarâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4168 |