Daniel Xhafaj: Do te luajme akoma me fort | ||||
|
Kryegolashenuesi i superiores tone me 15 gola, sulmuesi i Flamurtarit Daniel Xhafa eshte shprehur se skuadra e tij nuk ka qene ne maksimum ne ndeshjet e luajtura keto javet e fundit, por ka patur edhe presion dhe padrejtesi sisomos nga arbitrimi por premton se ne ndeshjet e ardhshme pritet qe ekipi vlonjat te luaj akoma me forte se aktualisht. "Eshte e vertete qe kemi pasur tension per shkak te renditjes dhe ngaqe kundershtari eshte afruar ne 1 pike ndaj nesh. Nga tensioni dhe presioni qe kemi pasur kemi lene pike ne Durres, por nuk duhet te mohojme dhe padrejtesite qe jane bere ndaj nesh. Kemi lene shume pike por ju premtoj qe do te kthehemi me te forte. Situata qe kemi lene pike dhe qe kundershtari dhe rivali yne eshte afruar na ka vrare pak psikologjikisht. Por jemi ne kushte te mira fizike dhe do te ringrihemi e nuk do ta kemi me mendjen tek kundershtari por do te shohim vetem perpara. Na presin dhe 6 finale qe me patjeter duhet t'i fitojme", perfundoi prononcimin sulmuesi vlonjat. Andis Shoshi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3660 |