HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Bylis - Teuta 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Prill 2011 17:56   pdfShtypEmail
bylisBylis ka arritur nje fitore minimale duke u ngjitur nje hap me lart ne klasifikim. Takimi ndaj Teutes ishte shume i rendesishem duke patur parasysh pozitat ne te cilat ndodhet skuadra ballshiote. Pjesa e pare ishte dominuese per skuadren vendase qe goditi shtyllen qe ne minuten e dyte te takimit me ane te Arbrit por porta e Rizvanit shpetoi per bukuri. Durrsaket vazhdojne te mbrohen. Vendasit ushtrojne presion por pa sukses. ne minutat e fundit te pjeses se pare jane miqte qe rrezikojne me ane te Tahirit dhe Pepes, por rrjetat mbeten te paprekura.
Ne pjesen e dyte, futet ne loje sulmuesi Washington i cili i jep nje fizionomi tjeter sulmit vendas. menjehere duket freskia e sulmit te Bylis ku Washington e Xhafaj rrezikojne disa here rresht porten e Rizvanit, por pa mundur te kalojne ekipin e tyre ne avantazh. ne nje nga keto sulme, presioni i vendasve kurorezohet me golin e shenuar nga Fjodor Xhafaj ne minuten e 64-rt, kur pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Dimo, sulmuesi i Bylis kalon ne epersi ekipin vendas.
Teuta mundohet qe te shtoje presionin perpara portes kundershtare pas shenimit te golit te avantazhit nga vendasit, por tahiri dhe Xhemalaj nuk munden te ndryshonin asgje. Bylis fiton tre pike shume te vlefshme duke u afruar me kastriotin me te cilet do te ballafaqohet javen e ardhshme.

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit