HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Skenderbeu 0-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 02 Prill 2011 22:46   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolNese do ta kishin ditur se Flamurtari nuk do te fitone ne Durres, lojtaret e Skenderbeut do te kishin festuar me shume dhe me gjate pas fitores 0-2 kunder Kastriotit. Korcaret kane marre kalane e Krujes dhe tani e shohin veten me 1 pike me pak se rivalet nga Vlora.

Miqte nga Korca e kane zgjidhur shume shpejt fatin e gjithe takimit. Ne minuten e 24-te ka qene kroati Bratic qe me nje gjuajtje nga 25 metra distance nga porta ka cuar topin ne rrjete. Kastrioti eshte habitur nga ky rezultat dhe te drejtuar nga trajneri Ndreu kane provuar te reagojne. Ne minuten e 29-te Caca ka gjuajtur ne porte por topi me devijimin e Shehit ka shkuar ne traverse.  Kur pritej qe vendasit te ndryshonin ndonje gje, nje gabim foshnjerak ne mbrojtje i ka ndeshkuar. Rafael Soza si nje gjuetar i vertete goli ka perfituar dhe shenuar golin e sigurise ne minuten e 30-te. Dy minuta me pas Mucollari gjuan topin me koke dhe prape shtylla eshte me Skenderbeun.

Pas ketij rezultati ndeshja eshte ashpersuar dhe loja eshte bere me agresive nga te dy ekipet. Skenderbeu ne mbrojtje te avantazhit te golave ndersa Kastrioti ne kerkim te golit te pare qe mund te hapte prape ndeshjen.

Ne pjesen e dyte Skenderbeu eshte terhequr thelle ne mbrojtje dhe ka provuar vetem me kundersulm te ndeshkoje. Kastrioti ka provuar me te gjitha menyrat por nuk ja ka dale te ndryshoje asgje.

Skenderbeu ka marre tre pike te cmuara qe e dergojne tani vetem 1 pike poshte Flamurtarit te vendit te pare qe beri nje hap fals ne Durres.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit