HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bylis-Flamurtari 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Mars 2011 16:00   pdfShtypEmail

Bylis_golBylis ka fituar kunder Flamurtarit me nje gol te shenuar ne minuten e fundit te kohes se rregullt.

Ne stadiumin Adush Muca te Ballshit, interesimi i tifozerise vendase ka qene i jashtezakonshem por nuk ngelen prapa edhe tifozet vlonjat qe kane qene te shumte ne numer per te perkrahur skuadren e tyre ashtu si kishin premtuar gjate gjithe javes.

Ndeshja ka nisur vrullshem dhe Bylisi agresiv ka kerkuar te surprizoje Flamurtarin. Mocka nuk lejon Dimon qe i shkon shume prane golit ne dy raste ndersa ne nje tjeter Abazaj i vetem me te gjuan fluturimthi jashte kuadratit. Flamurtari pergjigjet me dy raste te Plakut por Frasheri eshte i gatshem te ruaje porten e tij. Ne fushe ka tension dhe ne mesfushe lojtaret perplasen me njeri tjetrin.

Ne pjesen e dyte Flamurtari hidhet ne sulm por pa harruar mbrojtjen. Veliu eshte forca kryesore prapa dhe nuk lejon ballshiotet te kalojne mbi te. Bylis me futjen ne fushe te sulmuesit Washington behen me te rrezikshem. Ne nje moment Dimo ne sparkate demton nje nga vlonjatet dhe kaq duhet qe te shpertheje nje sherr masiv ne fushen e lojes. Gjyqtari nuk jep asnje karton per futbollistet por te kuqin e nxjerr per trajnerin Gugash Magani qe u fut ne fushen e blerte. Situata tensionohet dhe lojtaret e Bylisit bejne nderhyrje te rrezikshme. Goli vjen vetem ne minuten e 90-te nga vlonjati i Bylisit Fjodor Xhafa.

Me kete fitore mallakastriotet parakalojne Besen ne klasifikim dhe renditen te dhjetet me 24 pike. Flamurtari vazhdon te jete i pari por diferenca tani ka shkuar ne e 3 pike me Skenderbeun e vendit te dyte.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit