Edi Martini: Mundesite i patem per me shume |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 12 Mars 2011 19:10 |  |  |  | |
Pas perfundimit te sfides midis "djemve te detit" dhe shkodraneve me rezultatin e bardhe 0-0. Edi Martini, trajneri i Teutes shprehet me keto fjale ne fund te takimit: "Te vjen keq qe nuk arritem ate cka ishte me e rendesishme ne kete takim marrjen e tre pikeve. Kishim perballe nje kundershtar qe ishte vendosur shume mire ne prapavije. Megjithate mundesite per shenim nuk munguan, duke patur disa raste ne pjesen e pare dhe duke humbur nje penallti ne pjesen e dyte. Gjithsesi, une jam i kenaqur me lojen qe shfaqi skuadra, mundesite nuk munguan por edhe fati nuk ishte shume me ne ne takimin e sotem." - perfundon Martini. Besi Donati
 |