Kategoria Superiore/ Shkumbini - Laci 2-5 | ||||
|
Sfida e sotme Shkumbini-Laci ishte ndeshja qe startoi javen e 24-t te kampionatit Shqipetar te futbollit. Ndeshja u luajt nen diellin e fort dhe nen "hijen" e mbi 4 mije tifozeve te peqinit dhe mbi 200 tifozeve miq. Takimi startoi ne oren 14:00 vrullshem nga te dyja ekipet, me loje te shpejte dhe me sulme nga krahet.Vjen minuta e 11 ku ekipi i Shkumbinit pas nje rremuje dhe nje rrezimi ne zonen e miqeve fiton penallti. Kuli gjuan sakte, portieri hidhet nga ana e kundert e topit dhe vendasit kalojne ne avantazh 1-0. Ne minutat ne vazhdim loja eshte e kujdesshme nga te dyja ekipet dhe ne pergjithesi u zhvillua loje e paster. Vjen dhe min e 35', Dragicevic mposht portierin Bejte me nje gjuajtje te bukur brenda zones dhe rezultati u barazua ne 1-1. Ekipi vendas pati dy raste ne keto minuta te pjeses se pare me Roland Dervishin, por qe nuk u shfrytezuan nga lojtari peqinas. Miqte kishin rastet e tyre me shtatlartin Dragicevic qe dhe shenoi golin e barazimit, por qe ishte nje makth i vazhdueshem per mbrojtjen vendase.Mbyllet pjesa e pare me disa korne te gjuajtura me vetem nje karton te verdhe dhe me rezultat te barabarte. Pjesa e dyte e takimit fillon me zevendesimin e kapitenit Mujdragic nga peqinasit duke hedhur ne loje Klemend Zhyren nga trajneri Perparim Daiu. Kete pjese Laci e nis me se miri duke shenuar me Selimin ne min e 48'-te pas nje aksioni shume te bukur nga krahet. Ne minutat ne vazhdim fillon dhe shperfytyrimi i peqinasve. Minuta e 55' serish sulmuesi teper i fuqishem, Mate Dragicevic shenon golin e dyte personal dhe te tretin per skuadren e Lacit. Goli erdhi si pasoje e nje kundersulmi shume te shpejte nga lacianet. Vazhdon dhe seria e golave ku Dragicevic shenon dhe golin e katert.Peqinasit me nje mbrojtje te derrmuar dhe me nje sulm te paafte detyron Daiun te hedhe ne fushe bomberin boshnjak Altin Grbovic, edhe pse te demtuar duke hequr Mustafajin. Nderrimi i ri beri te veten dhe shenoi nje gol mjaft te bukur pas nje pasimi te Kulit ne min e 74' ku Grbovic mbas nje gjuajtje te bukur ja kalon topin nga shalet Vashakut dhe ngushton rezultatin ne 2-4. Vendasit u hodhen te gjithe ne sulm, por harruan se miqte kundersulmin kane armen e tyre me te forte dhe ne min e 82' Dragicevic merr nje top nga Vucaj dhe pastaj i nxjerr nje asist Hyses. Ky i fundit hedh ne tapet Shkumbinin ku shenon golin e peste dhe i jep "K.O." trajnerit Daiu qe e ben te jap doreheqjen e parevokueshme. Me kete gol ai con ne delir gjithe tifozet lacian qe ishin te shumte ne numer. Vjen dhe minuta e fundit e takimit ku gjyqtari fierak Emirjon Sino sinjalizon perfundimin qe peqinasit teper te lodhur me padurim po e prisnin. Me kete fitore Laci i afrohet me shume zones se kupave te europes ndersa vendasit konfirmojne se jane ne krize kjo u reflektua dhe nga vete doreheqja e trajnerit Daiu. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4202 |