Kategoria Superiore / Vllaznia - Besa 2-0 | ||||
|
Ndeshja e javes se 23-te e superliges shpiptare midis Vllaznise dhe Beses se Kavajes qe u zhvillua ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres u karakterizua nga nje pjese e pare e dominuar nga Vllaznia fale gabimeve te skuadresKavajase dhe nje pjese te dyte me te ekuilibruar dhe me te organizuar nga ana e beses, por pa mundur te konkretizoje. Shkodranet duket qe e kane pasion lojen me te bukur ne bote futbollin pasi ne stadium numeroheshin rreth 5 mije tifoze shkodran kundrejt disa individeve kavajas. Loja nisi menjehere e shpejte dhe agresive, ku ne min e pare te takimit ndodhi nje e papritur ne te cilen ishin protagoniste disa lojtare te te dyjave skuadrave, ku nje lojtar i Beses gabon dhe Sukaj ja merr topin ne menyre te perkryer dhe i jep nje asist Shtubines ku ky i fundit mbosht portierin mik me nje gjuajtje te paster dhe shume te bukur. Mbas ketij goli teper te shpejt pra qe ne sekondat e para te minutes se dyte skuadrat rifilluan lojen nga mesi i fushes. Loja vazhdoi serisht e vrullshme ku shkodranet ishin te papermbajtshem me te perhershmin Armando Vajushi, te rikthyerin Xhavahir Sukaj qe i cili ka bere qe te harrohet kapiteni Sinani dhe Shtubinen me lojen e tij te perkryer ne krah te djathte. Rastet filluan te rralloheshin deri sa vjen minuta e 30-te e takimit qe mbas nje aksioni model Vajushi i jep nje asist Sukajt ku ky i fundit me nje gjuajtje teper te bukur dhe te sakte mposht portierin mik, tashme per here te dyte per ekipin vendas Vllaznine. Me disa sulme dhe kundersulme te vendasve mbyllet pjesa e pare e dominuar nga Vllaznia. Pjesa e dyte sjelle ne skene nje Besë me "fytyre tjeter" ku me Noren dhe Sefen por dhe me brazilianin Dos Santos arrin te organizoje sulme ku rrezikonin porten e shkodraneve por pa shenuar. Pavaresisht ketyre por loja nisi dhe te ashpersohet kur nuk munguan edhe kartonat e verdhe per nderhyrje te ashper. Vjen minuta e 61-te dhe momenti me i mire per kavajasit ku gjirokastriti Arlind Nora merr dhe ekzekuton nje goditje denimi nga rreth 25 metra ne menyre te shkelqyer por dhe portieri vendas tregohet ne lartesine e duhur per t'i mohuar golin e pare Nores dhe Beses. Ne minuten e 84-tert Besa merr prape nje goditje denimi por Mancaku gjuan murin e ekipit shkodran. Mund te themi se ne pjesen e dyte Besa zhvilloi nje loje me te mire dhe ishte me agresive se shkodranet, por ne teresi shkodranet dominuan jo vetem nga rezultati pra nga golat por kjo tregohet dhe nga mbajtja e topit 60% me 40 %, nga gjuajtjet ne porte 8 kundrejt 3 te Beses, nga kornet 6 te Vllaznise kundrejt 3 te kavajasve. Me kete 3 pikesh Vllaznia e forcon poziten e vet dhe me teper ndersa Besa zhytet dhe me thelle nga vendet e fundit te tabeles se renditjes. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4090 |